Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka filluar hetimet ndaj disa importuesve dhe ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. Në atë kohë një litër vaj kishe shkuar deri në 3.50 euro. Autoriteti njofton se vendimi për fillimin e hetimeve ndaj këtyre ndërmarrjeve është marrë në mbledhjen e fundit të bordit të AKK-së.