Ministri i brendshem, Ervin Hoxha zhvilloi seance degjimore në kryesinë e kuvendit ku dha informacione dhe shpjegime lidhur me gjendjen e rendit në vend, ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura gjatë verës, numrin e ulët të arrestimeve të personave të kërkuar nga organet e drejtësisë dhe lëvizjet e fundit në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.