Dymbëdhjetë persona, mes të cilëve tre gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan. Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen e “krimeve morale”, si tradhti bashkëshortore, plaçkitje dhe homoseksualitet, tha një zyrtar taliban për transmetuesin publik britanik, BBC.