Policia e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se ka rrahur dy persona gjatë një kontrolli në rrugën Izvor-Banjska, në komunën e Zveçanit, në veri të Kosovës. “Deklarimet e ndryshme se gjoja policia ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta”, u tha në një reagim ku edhe shtohej se gjatë këtij ndalimi nuk ka pasur sjellje joprofesionale të oficerëve të policisë.