Top News – Rrëzohet qeveria holandeze! Përplasje për politikat e migracionit, rebelohet Wilders
03/06/2025 14:53

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë për Liri, vendosi të tërhiqte partinë e tij nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi politikën e migracionit. Ëilders, i cili doli fitues në zgjedhjet e nëntorit 2023 dhe udhëheq partinë më të madhe në parlament, kishte paralajmëruar që në fund të majit se do të shkaktonte rënien e qeverisë nëse nuk zbatohej brenda disa javësh plani i tij dhjetë pikësh për kufizimin e imigracionit. Plani i Ëilders përfshinte mbylljen e kufijve për azilkërkuesit, ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët e njohur, mbylljen e qendrave të azilit, forcimin e kontrolleve kufitare dhe dëbimin e shtetasve me nënshtetësi të dyfishtë që janë dënuar për vepra penale. Megjithatë, një numër ekspertësh politikë dhe ligjorë e cilësuan këtë plan si të pazbatueshëm dhe të paligjshëm, ndërsa disa vlerësuan se Ëilders e kishte krijuar vetë krizën me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. Pas bisedimesh të shkurtra dhe të tensionuara të martën në mëngjes mes katër partive të koalicionit, Ëilders deklaroi se kishte informuar kryeministrin se PVV-ja do të tërhiqej nga qeveria dhe se nuk mund të mbante më përgjegjësi për këtë kabinet. Ai theksoi se kishte hyrë në koalicion për të realizuar politikën më të ashpër për azilin dhe jo për “rrënimin e Holandës”. Tërheqja e PVV-së i jep fund një qeverisjeje që nga fillimi ishte e brishtë dhe pritet të çojë në zgjedhje të parakohshme, duke futur vendin në një periudhë të re pasigurie politike. Në të gjithë Evropën forcat e ekstremit të djathë po përjetojnë rritje, ndërsa Holanda përgatitet të presë një samit të rëndësishëm të NATO-s.

Top Channel/ Fillon festa e flamurit, Ansambli nis aktivitetet me koncertin “Shqipëri o nëna ime”
11/11 15:47
Top News – Kryemadhi: Hetimi që nisi për minierat e floririt, përfundoi te heqja e mitrës
11/11 15:40
Top News- U qëlluan me kallashnikov/ Atentati te rrethrrotullimi i Rinasit, vdes Gilmando Dani
11/11 15:40
Top Channel/ Shkodër, shkrumbohen dy shtëpi, flakët përpinë dy banesa
11/11 15:33
Top Channel/ Protestë pas dhunës në bashki, banorët Çërravës kërkojnë lirimin e 27-vjeçarit
11/11 15:32
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Rinasi, qytetarët thyejnë xhamat e makinës për të nxjerrë viktimën
11/11 15:32
Top Channel/ Kanabis në rënie, raporti i “Guardia Di Finanza”: Monitorimi…
11/11 15:30
Top Channel/ Gara në Kushtetuese, Sokol Sadushi mbylli sytë dhe “pilotoi” Asim Vokshin si fitues
11/11 15:23
Top Channel/ Urdhri i Veliajt nga burgu, ka kërkuar që të dekorohet kryeqyteti për festa
11/11 15:15
Top Channel/ Koçiu raporton për rendin, pozita u rikthehet komisioneve parlamentare
11/11 15:13
Top News – Ekzekutohet Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit
11/11 15:13
Top Channel/ Ilir Meta kundër gjyqtarëve, shtyhet seanca për ish-presidentin
11/11 15:11
Top News – U vra brenda makinës. Autoritetet greke konfirmojnë, viktima një shqiptar
11/11 15:10
Top News – Refuzohet kërkesa e Mediut. Irena Gjoka nuk përjashtohet nga dosja ‘Gërdeci’
11/11 15:09
Top Channel/ Drejtësia e pakënaqur me buxhetin, drejtuesit e institucioneve kërkuan fonde
11/11 15:08
Top News – Drejtësia kërkon para. Institucionet në kor para deputetëve: Duam më shumë fonde
11/11 14:58
Top News – Puna nis pa PD. Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale
11/11 14:56
Top Channel/ Një i vdekur dhe i një i plagosur në Rinas, dalin pamjet e para nga vendngjarja
11/11 14:54
Top Channel/ Atentati në mes të ditës pranë Aeroportit, viktima dhe i plagosuri ndodheshin…
11/11 14:52
Shqipe Hysenaj ka dy fjalë për Blerandon… – Shqipëria Live
11/11 14:48
BILETA Portokalli - Bileta