Era e fortë, e shoqëruar me reshje shiu dhe lagështi të lartë në tokë, gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë, një pemë është rrëzuar në varrezat e qytetit, duke dëmtuar disa varre në zonë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, të cilat kanë kryer prerjen dhe largimin e pemës së rrëzuar, ndërsa më pas kanë evidentuar edhe dëmet e shkaktuara.