Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e të dënuarit Arbër Cekaj për të dalë nga regjimi i fortë i burgjeve 41 biss, me argumentin se ai paraqet rrezikshmëri të lartë dhe kjo është arsyeja kryesore pse i është ndaluar kontakti me të burgosurit e tjerë. Arbër Cekaj u vendos në regjiminin 41 biss me urdhër të SPAK në muajin nëntor të vitit 2021 dhe që prej asaj kohe e ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për tu izoluar, por kërkesa e tij është rrëzuar disa herë.