Është rrëzuar kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi, e shqyrtuar nga gjyqtarja Miliana Muça. Ndërkohë gjyqtarja Iliriana Olldashi ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha, e cila ishte e planifikuar të mbahej në 09:00 të mëngjesit, për në orën 14:00. Gjithashtu është shtyrë për në orën 15.00 seanca për ankimimin e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë.