Komisioni Qëndror i zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha për tu regjistruar në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashki në një deklaratë për mediat, njoftoi se në zgjedhje do të regjistrohet Partia Demokratike zyrtare me kryetar Lulzim Bashën, pasi sipas tij, Basha i plotëson të gjitha kërkesat e ligjit.