14 persona kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në meksikën veriperëndimore. “Një helikopter Black Hawk u përfshi në aksidentin shkaku i të cilit është ende i panjohur”, tha në një deklaratë marina meksikane. Zyrtarët sqaruan se helikopteri mbante 15 persona dhe i vetmi i mbijetuar po merrte trajtim mjekësor pas aksidentit në shtetin Sinaloa.