Një aksident i rëndë është shënuar në Gjermani, kur një një aeroplan i vogël u rrëzua në një ndërtesë banimi në lagjen Kleinenbroich të qytetit Korschenbroich, në rajonin Rajn-Westfalen Veriore në Gjermani. Aksidenti u shënua të shtunën në mëngjes, ku si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën piloti i aeroplanit dhe një person tjetër. Aeroplani goditi kopshtin e përparmë të një banese, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në fasadën dhe murin e ndërtesës. Një pjesë e banesës mori flakë dhe re tymi të dendura u përhapën në zonë.