Një avion ushtarak rus u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pasi një prej motorëve të tij u përfshi nga zjarri. Kjo është katastrofa më e fundit e regjistruar nga ushtria e Vladimir Putinit. Avioni Iliushin 76, që u rrëzua në Ivanovo të Rusisë, përdoret gjerësisht nga ushtria ruse si avion transporti për luftën në Ukrainë. Raportohet se shumë trupa janë nxjerrë nga mbetjet e tij.