Një avion i vogël sportiv u rrëzua në Liqenin e Mavrovës në Maqedoninë e Veritu këtë të premte. Si apsojë dy persona nga Kosova u lënduan thanë autoritetet e Tetovës. Ata janë një 41-vjeçar dhe një 64-vjeçar, të cilët janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore. 64-vjeçari, njëherësh pilot I avionit u tha policëve se mjeti fluturues kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen. Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje shkoi një ekip për t’u ardhur në ndihmë dy të plagosurëve.