Top News – Rrëzohen tre dronë ukrainas mbi Moskë / Sulm në orën 5 të mëngjesit, i pesti këtë muaj
16/08/2023 11:42

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se ka rrëzuar tre dronë ukrainas në jugperëndim të Moskës, kryeqytetin rus që po përballet me një varg sulmesh ajrore së fundmi. Ukraina sulmoi në orën 05:00, duke i përdorur “tri mjete ajrore pa pilot ndaj objekteve në rajonin Kaluga”, tha Ministria ruse në Telegram. “Të gjithë dronët u pikasën dhe u shkatërruan në kohë nga sistemet mbrojtëse ajrore të Rusisë”, tha Ministria e mbrojtjes. Guvernatori i Kalugas, Vladislav Shpasha, tha se dronët u rrëzuan në jug të rajonit, qindra kilometra larg jugperëndimit të Moskës. “Nuk ka pasoja në njerëz dhe infrastrukturë”, tha Shapsha. Ky sulm ajror është të paktën i pesti këtë muaj mbi rajonin Kaluga, të cilat Rusia thotë t’i ketë parandaluar. Zyrtarët rusë kanë thënë më herët se kishin interceptuar sulmet me dronë në këtë rajon më 3, 7, 10 dhe 12 gusht. Deri në këto sulme të muajit të fundit, kryeqyteti rus dhe rrethinat e tij ishin kursyer nga lufta. Javën e kaluar, dy sulme me dronë u regjistruan në qarkun financiar të Moskës, njëri prej të cilëve shkaktoi dëme të vogla në një ndërtesë të lartë biznesi. Në maj, disa dronë u rrëzuan mbi Kremlin. Ndërkohë, muajin e kaluar, presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, paralajmëroi se lufta po mbërrinte në Rusi.

Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
Top News – Kupolë për mbrojtjen nga dronët / Pesë fuqitë ushtarake të Evropës bashkojnë forcat
20/02 14:23
Top News – Teherani po përgatitet për luftë! Fsheh materialet bërthamore, riparon bazat e raketave
20/02 14:20
Top News – Familja mbretërore në krizë të thellë / Policia bën kontrolle, hetimi për Andrew vazhdon
20/02 14:13
Top News – Lagarde drejt dorëheqjes. ‘Nderi’ i Presidentes së BQE për Macron para zgjedhjeve
20/02 13:45
Top News – Kina mbush BE me kartmonedha false. Europol sekuestron mbi 1.2 mld euro
20/02 12:54
Top Channel/ Sulmi ndaj Iranit, Britania refuzon t`i hapë bazat e saj ushtarake SHBA-së!
20/02 12:28
Top News – Macron përplaset me Melonin: ‘Mbaj vendin tënd, mos ndërhy në punët e Francës’
20/02 12:22
Top Channel/ Trump urdhëron hapjen e dosjeve për UFO-t: Obama nxorri të dhëna konfidenciale!
20/02 12:15
Top News – Britania nuk i jep SHBA-së bazat ajrore / Tërbohet Trump, i duhen për të goditur Iranin
20/02 12:03
Top News – Majmuni i braktisur që u bë viral / Luante me lodrën prej pelushi, gjen familje të re
20/02 12:03
Top News -‘Erë lufte’ mes Kinës dhe Japonisë / Kryeministrja: Do të ndryshojë Status Quo-në me forcë
20/02 11:58
Top News – Sulmon Iranin brenda orësh…Trump në takim urgjent krize, gati për luftë
20/02 11:55
Top News – Kim Jong un hap kongresin e rrallë / Zotohet të rrisë standartet e jetesës dhe ekonominë
20/02 11:54
Top Channel/ SHBA e “nxorri” nga bisedimet, Europa forcon diplomacinë e saj me Rusinë?!
20/02 11:50
Top News – Bota ka 10 ditë kohë…! Trump: Do të shihni çfarë do t’i ndodhë Iranit
20/02 11:46
DIGITALB DIGITALB