Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me votat e deputetëve të maxhorancës socialiste nismën e marrë nga deputetja demokrate Ina Zhupa, për ashpërsim të dënimeve për ata që dhunojnë gazetarët për shkak të detyrës. Propozimi është rrëzuar me 14 vota kundër, me pretendimin se punonjësit e medias nuk janë të rrezikuar në vendin tonë.