“Si mund të ketë pajtim pa pranim të fajit?”, ka qenë pyetja e ngritur nga Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se s’mund të ketë pajtim me Serbinë derisa ajo, jo vetëm që nuk kërkon falje, mirëpo zotohet se do të përsërisë gjenocidin ndaj Kosovës porsa t’i vije rasti.