Shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit. Uniformat blu kanë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë drejtuaesin 24 vjeçar, si dhe kanë sekuestruar mjetin lundrues.