Ministri Piro Vengu mblodhi shtabin e emergjencave civile në Gjirokastwr. Ai theksoi se reshjet intensive kanë lënë pas një situatë ende të paqëndrueshme në disa zona të vendit. Sipas tij, ekipe të xhenierisë po verifikojnë me kujdes elementët konstruktivë të digave dhe urave për të parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm.