Reshjet e shiut të rëna gjatë pasdites së të premtes kanë rritur rrezikun e përmbytjeve në fshatin Sheqeras në Maliq. Argjinatura e lumit që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan rrezikon të çahet pasi prurjet janë rritur ndjeshëm. Në terren ndodhen forcat e emergjencave, një ekip I zjarrfikësve si dhe dhjetëra forca policie. Ndërkohë shumë toka janë përpmbytur ndërsa në disa nbanesa ka pasur dhe prezencë uji në oborre. Prefekti I qarkut Nertil Jole tha se po merren të gjitha masat për t’I paraprirë çfarëdolloj situateje.