Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë është zvogëluar tash për tash. “Rusia është ndalur së kërcënuari për përdorim të armës bërthamore, si përgjigje ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar që diçka e tillë përbën vijë të kuqe”, ka thënë Scholz.