Anija shqiptare 'Butrint' ka ndërhyrë gjatë natës për të shpëtuar jetët e 37 emigrantëve, të cilët rrezikonin të mbyteshin në detin Egje. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se anija “Butrinti”, pjesë e misionit “Sea Guardian” në detin Egje, ka realizuar sërish me sukses tre operacione SAR.