Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në kuadër të operacion it antikanabis të koaduar ‘Koordinata’. Gjatë kontrolleve të shërbimeve të Stacionit të Policisë Roskovec, u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale. Në vendin e quajtur “Toka e zezë”, u kapën në flagrancë dy vëllezërit 28 vjeç dhe 35 vjeç, të dy banues në Roskovec, teksa kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.