Pa nisur mirë sezoni turistik, policia kufitare e Vlorës ka nisur kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detre. Si pasojë, drejtuesi i një mjeti lundures u gjobit me 10 mijë lekë të rinj, pasi nuk kishte dokumentat përkatëse për daljen në det me mjetin e lundrimit.