Kosova ka shpallur non grata dy diplomat rusë, mes dyshimve se vepronin si spiunë, duke cënuar sigurinë e vendit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë kësaj jave i kishte kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme që të shpallë “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.