“Situata në Kosovë dhe në rajon nuk është ajo që do donim të ishte”, kështu është shprehur ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, në ceremoninë e dërgimit të kontingjentit të 41-të të Forcave të Armatosura Kroate (HRVCON) në operacionin paqeruajtës të KFOR-it. Ministri u shpreh se nëse situate do të ishte e mirë, nuk do të ishte e nevojshme që Kroacia të dërgonte forcat e armatosura në misionin e KFOR-it.