Për herë të parë në historinë e tij, termocentrali ukrainas i Zaporizhzhias, është shkëputur ë enjten, tërësisht nga rrjeti, për shkak të zjarreve. Sipas operatorit, tri linja u shkëputen e vetëm njëra – ajo e linjës Dniprovskas, është duke funksionuar. Por BBC bëri të ditur se sipas matjeve, ndotja e rrezatimit është normale. Centrali bërthamor i Zaporizhzhias, i ndërtuar në epokën sovjetike, është reaktori më i madh në Evropë. Territori pranë tij po kontrollohet nga trupat ruse që nga marsi, megjithëse objekti ende menaxhohet nga shkencëtarët ukrainas. Autoritetet ukrainase deklaruan javën e kaluar se ekziston frika që Rusia ta mbyllë njësinë funksionale të energjisë në central, i cili në gjendje normale siguron rreth 1/5 e energjisë elektrike të tërë Ukrainës.