Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi se deputetët e opozitës ishin rrethuar nga Garda dhe kjo solli provokimin e situatës dhe nxitjen e tensioneve. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit ai u shpreh se mazhoranca ka marrë vendim për të asgjësuar opozitën, ndërsa shtoi se nuk ka ndodhur kurrë përjashtimi i 32 deputetëve të opozitës në mbi 30 vite demokraci.