Partia Demokratike ka denoncuar Ministrin ë Mbrojtjes se po kthehet në biznes për familjarët e pushtetit. Sipas PD, tenderi për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’, u dha me procedurë të kufizuar dhe u fitua nga dy kompani që ofruan 460 mijë euro, plot 98% të vlerës së fondit limit.