Edhe juglindja e vendit po përballet me probleme të shumta si pasojë e motit të keq. Shirat intensivë që përfshinë këtë qark, bën që një sasi e madhe dherash të rrëshqasë në aksin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të Tunelit. Masivi zuri poshtë një makinë, duke I shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa shoferi shpëtoi mrekullisht.