Uniformat blu të Durrësit kanë finalizuar operacionin ‘Last Threat’, duke vënë në pranga 40-vjeçarin Robert Lamnica, banues në Shënavlash. Sipas policisë, një 49-vjeçare, e cila ndodhej në masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, dyshohet I ka ofruar ofruar marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, në banesën e saj, një 44-vjeçari. 40-vjeçari Robert Lamnica, i cili gjithashtu ndodhej nën masen arrest në shtëpi, ka bashkëpunuar me 49-vjeçaren, dhe në banesën e saj I kanë marrë me dhunë celularin dhe një shumë parash 44—vjeçarit që kishte ftuar në shtëpi. 40-vjeçari Lamnica ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer më parë, në bashkëpunim me 49-vjeçaren, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill.