Partitë parlamentare në Kosovë kanë dënuar rrëmbimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si një agresion kundër Kosovës. Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, tha se ngjarjet e fundit i kanë shqetësuar të gjithë.