SPAK ka dërguar për gjykim çështjen e Altin Hajrit, pas hetimeve të kryera në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës. Altin Hajri, pronar i një kompleksi në Shijak, ku u dërgua dhe u vra pas rrëmbimit Jan Prenga në 17 janar të 2020-ës, është personi i tetë i akuzuar për këtë krim. Me anë të një njoftimi, SPAK bën me dije se Altin Hajri akuzohet për kryerjen e pesë veprave penale: ‘Rrëmbim apo mbajtje peng e personit’ , ‘Mbajtje pa leje e armëve luftarake’, ‘Fshehja dhe asgjesimi i kufomes’ , ‘Grupi i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’