Kriminelët shqiptar të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, po kthehet cdo ditë e më shumë në një problem në Britaninë e Madhe. Pas fenomenit të emigrimit të paligjshëm përmes kanalit francez, mediat britanike i kanë kushtuar një vëmendje të vecantë luftës që ka nisur në ishull mes grupeve shqiptare për tregun e kanabisit. Ekspertët e kriminologjisë vlerësojnë se tashmë kriminelët shqiptarë po përdorin rrjetet sociale për të treguar fuqinë e tyre dhe për të ngjallur frikë te rivalët përmes videove të dhunshme apo me armë ku ata shfaqen të mashkuar.