Pas një sherri për parkimin mëngjesin e kësaj të enjte, një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta rojën e spitalit, Fatri Mullaj. 33-vjeçari është identifikuar nga Policia si Erjon Canaj, banues në Sarandë. Konflikti nisi për vendin e parkimit, pasi Canaj ka dashur të parkojë automjetin para derës së spitalit dhe një gjë e tillë nuk u lejua nga roja, Fatri Mulllaj.