Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i është rikthyer projektrregullores së diskutuar që në vitin 2021 për të diferencuar çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Projektrregullorja e re do të caktojë çmime të ndryshme sigurimi për automjetet duke u bazuar në disa faktorë. Faktorët janë mosha e mjetit, fuqia motorike, qarku ku është regjistruar makina, lloji i makinës nëse është elektrike apo me lëndë djegëse, mosha e zotëruesit të mjetit dhe përvoja në timon dhe historiku i aksidenteve të tij.