Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi thirri mbledhjen e këshillit të rregullores, pas vendimit ende të pazbardhur të Gjykatës Kushtetuese, që zhbëri ndryshimet e shumicës socialiste në rregulloren e kuvendit, përmes të cilave numri i komisioneve u shtua nga tetë në njëmbëdhjetë. Trupa gjykuese rrëzoi kalimin e kësaj çështje me procedurë të përshpejtuar dhe pas këtij momenti në Kuvend janë depozituar ndërhyrje në rregullore vetëm nga pala e Partisë Socialiste.