Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë njoftoi se më 11 prill do të dalë me vendimmarrjen për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike me 15 për qind. Rritja e mundshme e çmimit parashikohej të hynte në fuqi më 1 prill, por kreu i bordit të zyrës, Ymer Fejzullahu mohoi informacionet e shpërndara nëpër media se ka një vendimmarrje përfundimtare për këtë çështje.