Kur u hap kampi Ashraf 3 në Manzë, jo të gjitha muxhahedinët iranianë që ndodheshin në Shqipëri u strehuan atje. Të paktën 200 prej tyre u larguan. Tre prej tyre kanë biseduar me Fiks Fare të shkurtit të 2018-s. Ata tregojnë metodat okulte të funksionimit të MEK, rregullat fanatike dhe gënjeshtrat mbi lirinë e demokracinë. Sadala Sefi, njëri prej tyre thotë se MEK është një organizatë e frikshme dhe se të detyrojnë të bësh gjëra që nuk do ti bësh.