Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaron se është kërcënuar nga trafikantët e qënieve njerëzore për marrëveshjen e arritur me Shqipërinë. Në një intervistë të gjatë televizive për mediat italiane, Meloni thotë se kërcënimet ndaj saj tregojnë se politikat e Qeverisë italiane kundër emigracionit të paligjshëm po funksionojnë.