Një 30-vjeçar shqiptar ka rrëfyer për BBC vështirësitë që ka hasur në udhëtimin e tij në Angli dhe sidomos gjatë rrugës me kontrabandistët kurdë. 30-vjeçari në intervistën e regjistruar në Tiranë nga ekipi I BBC, është identifikuar me emrin e rremë Artan për arsye sigurie. Ai ka treguar se si pagoi 3,500 paundë për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja.