Ushtria e Ukrainës tha të enjten se trupat ruse kryen gjatë natës sulme me dronë dhe raketa. Forcat ajrore të Kievit thanë se shkatërruan 8 nga 10 dronët në katër rajone, përfshirë Zaporizhian dhe Kharkivin. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës filloi në 24 shkurt të vitit 2022 dhe në prag të 2 vjetorit të agresionit, udhëheqësit e vendeve të G7-ës do të zhvillojnë një takim virtual për të diskutuar mbi mbështetjen e vendeve më të industralizuara për Ukrainën.