Policia ka vendosur në pranga, 42-vjeçarin nga Kosova Gëzim Bacaj, në lidhje me tentativën për vrasje të dy personave në Vlorë. Ky shtetas u kap duke tentuar të kalojë në pikën kufitare të Morinës, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim së bashku me një person tjetër me inicialet H.B., 51-vjeç, banues në Kosovë. Ky I fundit dyshohet dhe si autor kryesor I ngjarjes në fjalë, teksa së bashku me Bacajn kanë dhunuar rëndë dhe kanë tentuar të djegin në banesën e tyre ish vjehrrën e 51-vjeçarit dhe djalin e mitur të ish-gruas së tij.