Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm I është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për rrëzimin e vendimit të Apelit që ndryshoi masën e sigurisë për Bjorsi Shusharin. I riu akuzohet se dhunoi për vdekje 54-vjeçarin Lefter Bresku, të cilin e kapi në banesë duke I vjedhur pulat. Për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, por Gjykata e Apelit e ndryshoi duke caktuar masën “arrest shtëpie”, vendim ky me të cilin nuk bie dakord prokuroria.