Samuel Troshani 25-vjeç dhe Izmir Sakica 24-vjeç të shpallur në kërkim për dhunë u vetëdorëzuan në policinë e Shkodrës këtë të mërkurë. Këto janë momentet kur dy të akuzuarit I drejtohen komisariatit së bashku me avokatin e tyre Sokol Tahiraj. Ndaj dy të rinjve gjykata ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.