Rozana Radi, finaliste e “BBVA 4”, ka reaguar pas përfundimit të eksperiencës në reality shown më të ndjekur. këngëtarja, përmes një postimi në Instagram, u shpreh falenderuese ndaj publikut që e vlerësoi në atë rrugëtim fantastik. “I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura!”, shkroi ajo. Por si po e përjeton Rozana mbarimin e garës? “Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë”, shprehet Rozana, duke bërë edhe falenderimet e tjera për stafin e "BBVA 4". Rozana ishte përballë Gjestit, në një televotim kokë më kokë, ku publiku vendosi që fitues të ishte Gjesti.