Në ditën e Mësuesit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur mësues në pension, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezave ndër vite. Gjatë fjalës së tij Begaj falenderoi mësuesit për përkushtimin, pasionin dhe dashurinë ndaj mësimdhënies, në misionin e shenjtë për të përcjellë dijen dhe vlerat më të mira të popullit tonë.