Rogerti ka provokuar sërish në shtëpinë e BBVA, këtë herë duke lënë lule në krevatin e Baby G. Këngëtarja i ka marrë lulet dhe i ka këputur menjëherë, duke deklaruar se nuk pranon gjeste të tilla nga një burrë i martuar. Reagimi i saj ka qenë i ashpër, gjë që ka mjaftuar që mes dy banorëve të shpërthejë një debat i fortë.