Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në konkursin “Robotech”, organizuar nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe COD. Përgjatë 11 javëve, nxënësit e 10 gjimnazeve pjesëmarrëse do të trajnohen nga ekspertët më të mirë të shkencave kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana, në një kompeticion unik në Shqipëri.