Universiteti Metropolitan Tirana organizoi me sukses edicionin e dytë të RoboTech 2025, kompeticionit kombëtar që bashkoi qindra të rinj shqiptare në një garë inovacioni dhe teknologjie. Ceremonia përmbyllëse u zhvillua në ambjentet e Innovation Hub të Protik pranë Piramidës, duke sjellë një atmosferë festive dhe inspiruese, ku u kurorëzuan fituesit pas një rrugëtimi intensiv. Në këtë edicion morën pjesë mbi 70 grupe gjimnazistësh nga e gjithë Shqipëria, me rreth 250 maturantë të apasionuar pas teknologjisë dhe inovacionit.