Top News – ‘Robi’ arrestohet pas 23 vitesh/ Problemet e Ferdinand Llanaj nga ’98 deri sot
28/08/2021 10:53

I arrestuari këtë të premte në Vlorë është Ferdinand Llanaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin “robi”. Në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël boçesh. Por kjo nuk është hera e parë që emri i Llanajt ndeshet nga policia e shtetit pasi me 1 tetor të vitit 2017, në rrugën transballkanike,ai u qëllua me breshëri plumbash, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me mikun e tij, Dritan Begaj dhe një të mitur. Ai i shpëtoi atentatit, duke mbetur i plagosur. Por këto konflikte të tij e kanë zanafillën plot 23 vite më parë kur në vitin 1998 familjet Llanaj dhe Petraj u përgjakën pasi u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj. Pesë vite më vonë, në vitin 2003, u vra edhe një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” u ekzekutua me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj. Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur. Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, në prillit të vitit 2019 në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Babi i tyre, Baftjar Llanaj, mbeti i vrarë në një atentat të vitit 2011.

Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 00:00
02/03 09:45
Shqiptarja në Dubai: Situatë e tensionuar, shpërthimet po shtohen. Kufizohen lëvizjet/ Wake Up
02/03 09:32
Episodi i plotë: E Diell 1 Mars 2026 Entertainment Show
01/03 19:31
Lufta Iran-SHBA-Izrael/ Paralajmëron Cako: Pasojat për botën & saga Balluku-Spiropali -Rrethi Katror
01/03 19:30
Gurra Popullore – Thesaret e Lezhës, dasma zadrimore, lahuta & xhubleta – “E Diell”
01/03 16:35
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 15:00
01/03 15:21
Flet për herë të parë Vëllai i Mirit për Selin! Motra e Gimbos: Gjesti për Selin…- Fan Club
01/03 15:04
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 12:00
01/03 12:44
Edicioni Informativ, 1 Mars 2026, Ora 00:00
01/03 09:30
600 vjet gënjeshtër serbe – Gjurmë Shqiptare
28/02 20:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 19:30
28/02 20:07
Betejat e jetës së Dande Xhajit! Forca frymëzuese e nënës që humbi djalin 18-vjeçar – S’e Luan Topi
28/02 19:30
Ngatërrimi i zorrëve, rreziqet, simptomat dhe trajtimi – Hipokrati
28/02 16:40
Portokalli, “Lulekuqe mbi Mure” dhe Dialogu Bashkëkohor në Artkand – Artkand
28/02 15:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 15:00
28/02 15:38
Stelina & Mateo flirt bashkë? Puthja & biseda me Kris pas BBV, VIP-at mes baltës në Kep të Rodonit!
28/02 13:45
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 12:00
28/02 12:38
Edicioni Informativ, 28 Shkurt 2026, Ora 00:00
28/02 10:28
Beniada pranon për herë të parë: Jam e dashuruar, është i huaj/ Rikthehet Luana në Top Channel?
27/02 23:48
Episodi i plotë – Fiks Fare, 27 Shkurt 2026
27/02 21:01
DIGITALB DIGITALB